Dy femra që u arratisën nga ISIS rrëfejnë torturat që kanë ushtruar mbi gratë tjera

Lajme

Dy femra që u arratisën nga ISIS rrëfejnë torturat që kanë ushtruar mbi gratë tjera

Më: 20 prill 2015 Në ora: 23:03

Dy militante femra të ISIS-it janë arratisur nga forcat policore të Shtetit Islamik dhe kanë rrëfyer për torturat e tmerrshme që u është dashur të ushtrojnë mbi gratë e tjera.

Doaa dhe Umm, emrat e vërtetë të të cilave janë ndryshuar për arsye sigurie, janë kontrabanduar nga Raqqa në Siri dhe më pas në Turqinë jugore, pasi u arratisën nga Brigada al-Khansa në fillim të këtij viti.

Dyshja deklaroi që ishin përfshirë intensivisht në procesin e dhënies së dënimeve për personat që nuk zbatonin rregullat, përfshirë këtu edhe fshikullimin 60 herë me kamxhik të grave që tentonin të largoheshin.

Në një intervistë me Sky News, Doaa, burri i së cilës hodhi veten në erë në një sulm kamikaz, tha se gratë që nuk e vishnin veshje të papërshtatshme, p.sh.: vishnin taka, merrnin një dënim standard prej 40 fshikullimesh.

20-vjeçarja, e cila për punën e saj paguhej rreth 70 pound në muaj tha: “Ajo që më mërziste më shumë ishte fakti se duhet të keqtrajtoja gratë në moshë pasi nuk visheshin siç kërkonin rregullat e islamit”.

Umma, ish-militantja 25 vjeçare ishte detyruar të martohej me një luftëtar të huaj. Ajo tha se e takonte shumë rrallë pasi ai ishte shpesh në krye të detyrës. “Pjesën më të madhe të kohës qëndroja në shtëpinë e prindërve të mi, pasi ai nuk ishte i pranishëm.

Ai sillej mirë, qëndronte dy ose tre ditë në shtëpi dhe më pas largohej përsëri”,- tha Umma duke shtuar se nuk e donte atë.

Brigada al- Khansa vepron si një forcë policore ultra – shtypëse që monitoron sjelljen e femrave në Raqqa, kryeqytetin e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat