Të rinjtë e Kosovës ftohen në Uells

Lajme

Të rinjtë e Kosovës ftohen në Uells

Më: 20 prill 2015 Në ora: 20:02

Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) Avdullah Hasani, me bashkëpunëtorë, do të si përfaqësues nga Kosova, do të marrin pjesë për herë të parë në Asamblenë për të rinj që mbahet Uells.

Me këtë rast të rinjtë nga Kosova, do të kenë mundësinë e ngritjes së bashkëpunimit bilaterial, pasi që kjo konferencë ndërkombëtare organizohet me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit të të rinjve nga vende të ndryshme të botës. Atje do të mund të shkëmbejnë përvoja nga lëmi i Integrimeve, Zhvillimit të demokracisë si dhe përvetësimin e fondeve për sektorin e rinisë.

Kryetari i KREK-ut, Avdullah Hasani, ka thënë se të rinjtë e Kosovës, tani do të kenë mundësinë të trajtohen sikurse të rinjtë e vendeve demokratike në botë.

“Të rinjtë e Kosovës, më parë nuk janë ftuar në të gjitha samitet për të rinj, për shkak të statusit të Kosovës. Të rinjtë e Kosovës tani marrin pjesë në të gjitha nismat dhe konferencat e te rinjve, kudo që organizohen ato, pasi tani ftohen si të rinjtë e të gjitha vendeve të tjera”, ka deklaruar Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat