Serbia po i rrezikon të arriturat e dialogut

Lajme

Serbia po i rrezikon të arriturat e dialogut

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:30

Vendimi i Serbisë për moslejimin e shkuarjes së kryediplomatit kosovar, Hashim Thaçit në Beograd është kundër marrëveshjes së Brukselit.

Burime ndërkombëtare të Kosovapress, nga të cilat është siguruar përgjigjja zyrtare e Serbisë, thonë se Serbia është duke i rrezikuar të arriturat e deritashme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me sjellje të tillë destruktive.

Në përmbajtjen e letrës zyrtare, Serbia kërcënon se në momentin e parë që Hashim Thaçi ka kontakt me policinë e Serbisë do të arrestohet. “Duke marrë në konsideratë sistemin juridik të Republikës së Serbisë dhe faktin se verdikti i z. Thaçi është në fuqi të plotë juridike, detyra ime është që të ju informoj se zoti Thaçi në përputhje me rrethanat do të ndalohet në kontaktin e parë me ndonjë autoritet të zbatimit të ligjit të Republikës së Serbisë dhe do ta sjellin para gjykatës kompetente”, thuhet në përgjigjen e Serbisë.

Zëvendëskryeministri Thaçi, sipas oficerit ndërlidhës të Serbisë, është dënuar në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe është dënuar me 10 vjet burgim më 11 korrik, 1997. Ky vendim, sipas tij, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë e Serbisë më 12 mars 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat