Caritasi ndihmon edukimin parashkollor në Gjakovë

Lajme

Caritasi ndihmon edukimin parashkollor në Gjakovë

Më: 20 prill 2015 Në ora: 18:39

Në mënyrë që të promovohet edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme,

Komuna e Gjakovës dhe Caritasi Zviceran nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për Projektin e Edukimit parashkollor në Komunën e Gjakovës për periudhën 2015-2017, njoftoi shërbimi komunal për informim.
Projekti ka për synim të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në arsim parashkollor dhe mësimdhënie cilësore.
Caritasi Zviceran do të pajisë klasat parafillore me pajisje moderne dhe do të zbatojë trajnime profesionale për edukatore/mësuese parashkollore në përputhje me korrikulën dhe standardet e edukimit parashkollor në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat