Serbët kërcënojnë me vdekje të rinjtë nga Kosova (Foto)

Lajme

Serbët kërcënojnë me vdekje të rinjtë nga Kosova (Foto)

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:40

Pas përgjigjes kërcënuese të qeverise serbe për ftesën që një OJQ serbe ka dërguar në adresë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, tani po vijnë edhe kërcënime serioze me jetë edhe ndaj të rinjve të Serbisë dhe nga Kosova që janë ftuar të marrin pjesë në këtë konferencë nga grupe nacionaliste serbe.

Kjo konferencë përndryshe është financuar nga qeveria britanike ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

Kështu në profilin e organizatës nacionaliste serbe Lëvizja Popullore Serbe 1389 ka postuar një fotografi të serbëve dhe shqiptarëve, të rinj që janë ftuar në konferencën e organizatës "Ambasadorët e Paqes" ku tani është vendosur flamuri shqiptar dhe ku shkruhet: "Këta të paturpshëm kanë ftuar gjakatarin Thaçi në Beograd. Mbani në mend fytyrat e tyre, dhe kudo që t'i shihni tentoni të ua shkatërroni jetën, ta ndjejnë hidhërimin e drejtësisë, pa frike, ja jepni atë që meritojnë".

Po ashtu më poshtë është edhe një link ku thuhet se emrat e atyre janë të shënuar, derisa në fotografi është edhe oficeri ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

Përndryshe ftesa e bërë ndaj Thaçit dhe përgjigja e tij pozitive kanë krijuar një vale nacionalizmi në Serbi dhe tërbimi anti-Kosovë. Tash e disa ditë mediat serbe i kanë të mbushura faqet me ftesën e Thaçit duke e quajtur atë si provokim të Prishtinës dhe duke u fokusuar në Thaçin si armikun më të madh të shtetit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat