Nuk kthehet besimi pa çlirimin e qeverisë nga krimi i organizuar!

Lajme

Nuk kthehet besimi pa çlirimin e qeverisë nga krimi i organizuar!

Nga: Diana Bunjaku Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:20

“Sa më shumë që i zgjatet jeta kësaj Qeverie, aq më shumë përfiton PDK-ja, ndërsa LDK-ja veç sa e varros veten”, thotë Islami.

Qeveria e Kosovës nuk po bën shumë përpjekje për t’ju kthyer besimin qytetarëve të saj. Prandaj, pikërisht për këtë, qytetarët e Kosovës thonë se tash e sa vite e kanë humbur besimin tek qeveria si dhe tek institucionet tjera përkatëse.

Ndërsa, analistët vlerësojnë se për të forcuar sërish besimin e qytetarëve të saj, Qeveria e Kosovës, me urgjencë duhet të bëjë ndryshime në disa fusha. Duke filluar nga funksionimi i ligjit, rritja e efikasitetit të institucioneve shtetërore, e deri tek luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, edhe në planin ndërkombëtar të njohjeve të reja, të bashkëpunimit diplomatik si dhe perspektivës dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat