Agani merr pjesë në Samitin Botëror për Kadastër

Lajme

Agani merr pjesë në Samitin Botëror për Kadastër

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:11

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinorë, Ferid Agani dhe Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale Murat Meha, të shoqërurar edhe nga ekspertë ligjorë dhe kadastral, janë duke qëndruar në Samitin Botëror për Kadastër, që është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë.
Gjatë këtij Samiti pritet të shkëmbehen informacione dhe përvoja në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës, përfshi avancimet teknologjike, kornizat ligjore, produktet dhe shërbmiet e reja, etj.

Ekspertët nga Republika e Kosovës do të prezantojnë avancimet e shtetit tonë në këto fusha, duke u fokusuar në aplikacionin aktual për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, respektivisht Sistemin e Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK), pozicionimin satelitorë të Kosovës (KOPOS), rindërtimin e informacioneve kadastrale, shpërdarjen e informacioneve përmes Gjeoportalit, Sistemin e Unifikuar të Adresave e ngjajshëm.

Po ashtu, pritjen janë që përvojat e shteteve tjera, sidomos të shteteve të zhvilluara, të merrem parasysh për aplikim edhe në Republikën e Kosovës.
Përndryshe në Samitin në fjalë marrin pjesë rreth 2500 delegatë nga 80 shtete të botës. Një sesion i veçantë i Samitit kushtuar tokës dhe kadastrës do t’u dedikohet 14 shteteve të cilat prezantohen në nivel ministrorë, në mesin e të cilave edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministri i MMPH-së, Ferid Agani.

Nga ky sesion do të dalë një deklaratë dhe rekomandim i përbashkët, e ashtuquajtura “Deklaratë e Samitit të Stambolit” e cila në formë ftese do t’u pëcillet të gjitha shteteve të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat