Walker kujton Presidentin Ibrahim Rugova (Video)

Lajme

Walker kujton Presidentin Ibrahim Rugova (Video)

Më: 20 prill 2015 Në ora: 13:35

Shoqata shqiptare “Shqiponja e Lirë” në Washingtoin DC ka ftuar në një organizim në selinë e vet mikun e mirë të shqiptarëve, ish-ambasadorin amerikan dhe ish-udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës së fundit , William Walker-in. Shqiptarët kanë një respekt të ndërsjellsë me avokuesin më të madh të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, i cili ishte shokuar me atë se çfarë kishte parë në masakrën e Reçakut.
Gjatë këtij organizimi Walker tha se është kënaqësi të takoj të rinj shqiptarë kështu të bashkuar në një vend, transmeton Indeksonline.
Ai thotë se shumë shqiptarë e ndalin atë dhe i thonë se sa respekt dhe i rëndësishëm është emri i tij për shqiptarët.
“Shumë shqiptarë më ndalin dhe më trehojnë se sa shumë respekt kanë ata për mua, dhe unë ndalem dhe iu them, ju nuk e dini se sa të rëndësishëm jeni ju për mua dhe familjen time”, tha Walker me rastin e fjalës së tij.
Walker tha se ka vetëm 16 vite që njihet me shqiptarët dhe me cështjen e tyre, dhe është i habitur me faktin se sa të shpërndarë ata janë në botë dhe Ballkan.
Ai kujtoi një prej vizitave të tij në Mal të Zi, me ç’rast ishte habitur me faktin se sa shumë shqiptarë kishte takuar aty.
Walker nuk harron edhe mikun e tij të madh, siç e quan ai, Presidentin Ibrahim Rugova. Dhuratat që i pranoi ai nga organizatorët e shoqatës “Shqiponja e Lirë” thotë se e asociojnë me dhuratat me gurë të çmuar që merrte nga Rugova në hollin presidencial të Rugovës.
Ai thotë se është mirënjohës për shqiptarët dhe të mirat që i kanë bërë ata atij, dhe se gjithmonë do të jetë gati për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat