Jeta e vështirë e familjes Kuçi (Video)

Lajme

Jeta e vështirë e familjes Kuçi (Video)

Më: 19 prill 2015 Në ora: 22:33

Ka disa vite që familja 6-anëtareshe nga Gjakova jeton në një barakë. Si në dimër ashtu edhe në verë, familja Kuçi përballen me shumë vështirësi nga jetesa këtu.
Kushtet shumë të rënda ekonomike, ua pamundësojnë atyre një jetë më të mirë. E zonja e shtëpisë, Gjyle Kuçi, s’kërkon asgjë ma shumë se një kulm mbi krye, e pak bukë për fëmijët e saj.

“Valla ma së shumti po na mungon nji shpi, se po tutem me ndejt n'ket’ barakë... asht e rrezikshme për s’tepërmi”, thotë ajo.

Përveç këtyre vështirësive, kjo familje s'po mundet as fëmijët me i shkollua, për shkak të mungesës së parave.

Përkundër kërkesave të shumta për ndihmë qe i ka bë kjo familje që jeton në lagjen “Barakat e Granitit” në Gjakovë, gjendja e tyre nuk asht përmirësuar aspak.


JETA E VËSHTIRË E FAMILJES KUÇI von RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat