Thaçi del bllof me ironinë e shahut, zbulohet mashtrimi! (Foto)

Lajme

Thaçi del bllof me ironinë e shahut, zbulohet mashtrimi! (Foto)

Më: 19 prill 2015 Në ora: 21:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i sinqertë as kur luan shah. Në fotografinë që e ka publikuar pas protestës së djeshme të opozitës, Hashim Thaçi ku shihet duke luajtur lojë shahu me babanë e tij, ka mashtruar kinse është duke u luajtuar.
Në postimet e publikuara nëpër rrjetet sociale që i kanë bërë analizë figurave të shahut në lojën ndërmjet Thaçit dhe babit të tij, shihet qartë që nuk ka qenë duke u zhvilluar lojë me të vërtetë, mirëpo më tepër kjo është bërë për një fotografi.

Lexojeni të plotë këtë analizë që është shpërndarë nëpër rrjetet sociale:

Kur luj sha luj sha, kur ha makarona ha makarona!
Hashim Thaçi ka publikuar një foto ditën e djeshme se gjoja po luante shah me babën në Broj. Ajo që të bie në sy në këtë fotografi është se: ai dhe bashkëlojtari i tijë ose janë diletant në tablon bardh e zi ose i kan renditur figurat për një foto të shpejt sa për të ironizuar.
Sqarim: Fotografia le te kuptohet se prindi i tijë është duke lëvizur një figurë shahu dhe Hashimi është në pritje ndërkohë që mbreti i Hashës është i sulmuar nga mbretresha e babës dhe eshtë në shah pozicion, mbreti i Hashës në D1 dhe mbretresha e bacës në D5. Në anën tjetër kali i bacit është në rrezen e veprimit të ushtarit të Hashës kali në pozicionin B3 dhe ushtari në pozicionin A2.
Nuk është matematikë, logjikë!
c.p!



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat