Vetëvendosje! demanton: Ylli Hoxha nuk është shkarkuar!

Lajme

Vetëvendosje! demanton: Ylli Hoxha nuk është shkarkuar!

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:44

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar lajmin se Ylli Hoxha është shkarkuar nga kjo Lëvizje.
Përmes një reagimi për media, kjo Lëvizje tha se Hoxha nuk është shkarkuar, madje është zgjedhur anëtar i kryesisë në këtë subjekt politik.
“Njoftojmë opinionin publik se lajmi që Ylli Hoxha është shkarkuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! është tërësisht i pavërtetë. Përkundrazi, Ylli Hoxha është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe është ngarkuar me përgjegjësi shtesë në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat