ISIS masakron 30 të krishterë etiopianë me prerje koke (Video)

Lajme

ISIS masakron 30 të krishterë etiopianë me prerje koke (Video)

Më: 19 prill 2015 Në ora: 19:13

Një video e re e publikuar nga ISIS kërcënon të krishterët dhe tregon vrasjen e të krishterëve të Etiopisë, të rrëmbyer në Libi, edhe me të shtëna armësh.

Lajmi raportohet nga Site. Mësohet se një grup i rrëmbyer është në duart e ISIS në Libinë lindore dhe tjetri në jug, por është e paqartë se për kë bëhet fjalë.

Një xhihadist i ISIS i maskuar bën një deklaratë para shfaqjes së fotove që tregojnë vrasjen e një grupi dhe prerjen e një koke njeriu në një plazh.

Në imazhe vihet re logoja e medias së ISIS, Furkan. Por pas disa orëve nga publikimi, videoja është hequr nga rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat