​Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog

Lajme

​Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:20

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dyvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka thënë se përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellur përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog.

“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe europianizimin e Ballkanit. Përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellur përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog. Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat