Vetëvendosje: Takimi i Haradinajt me Mustafën është çështje e tij personale

Lajme

Vetëvendosje: Takimi i Haradinajt me Mustafën është çështje e tij personale

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:58

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron “çështje të tij personale” takimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Opozita dje kishte organizuar një protestë kundër qeverisë, ndaj të cilës kishte qenë mjaft e ashpër, por kjo nuk e ka penguar Ramush Haradnijan që të pijë një ditë më pas kafe me Isa Mustafën.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke e pyetur se si e vlerëson takimin e Haradinajt një ditë pas protestës me Mustafën.

“As që jemi të informuar për këtë takim”, deklaroi fillimisht Krasniqi për Koha.net.

“Nuk kemi ndonjë koment. Takimet e tyre janë çështje e tyre personale, nuk na takon neve që të komentojmë”, shtoi ai.

Vetëvendosje, AAK e Nisma janë partitë opozitare të cilat kanë arritur që të bashkërendojnë mendimet gjatë qeverisjes aktuale LDK-PDK, të cilën ata e konsiderojnë si kapëse të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat