Çdo vit humbasim 300 tonë ar

Lajme

Çdo vit humbasim 300 tonë ar

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:17

Ekspertët e OKB-së kanë nxjerrë përfundimet e një studimi mjaft interesant. Nga mbetjet e pajisjeve të prishura elektronike mund të nxirret ar me vlerën e 7 miliardë paund në vit.

Raporti thekson se çdo vit bë botë flaken 42 milionë tonë pajisje elektronike dhe elektrike të papërdorshme. Nëse të gjitha këto do të përpunoheshin, atëherë do të nxirreshin ar me vlerën e 7 miliardë paundëve.

Raporti i OKB-së thekson se çdo vit, mbetjet elektronike shtohen me nga 2 milionë tonë dhe në vitin 2018, këto mbetje do të arrijnë në 50 megatonë.

Britania mban vendin e parë si gjeneratorja më e madhe e mbetjeve elektronike. Sipas OKB-së, është e nevojshme që të krijohet një “minierë urbane” për këto mbetje, çka do të sillte përfitime çdo shteti të botës. Sipas studimit, çdo vit humbin 300 tonë ar nga këto pajisje, 1000 tonë argjend me vlerë 400 milionë paund dhe 16 megatonë skrap me vlerë 6.5 miliardë paund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat