Vetura e Ambasadës ruse godet dy këmbësorë në veri

Lajme

Vetura e Ambasadës ruse godet dy këmbësorë në veri

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:35

Të premten pas orës 21:00 në fshatin Rudar i Vogël të Zveçanit një makinë zyrtare e Ambasadës ruse ka goditur dy këmbësorë.
Lajmi bëhet i ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, njëri nga të lënduarit është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa tjetri është liruar.

Lidhur me aksidentin është njoftuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat