Tragjedi e re: Fundoset anija me 700 emigrantë (Foto)

Lajme

Tragjedi e re: Fundoset anija me 700 emigrantë (Foto)

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:33

Një anije me rreth 700 persona në bord është mbytur në kanalin e Siçilisë, 60 milje larg brigjeve të Libisë. Sipas mediave italiane ende nuk ka të dhënë rreth rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet se për ku ishte nisur anija dhe çfarë mund të ketë shkaktuar mbytjen e saj.

Mendohet se rreth 700 persona që ishin në bord kanë humbur jetën.

Forcat detare italiane po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë mundur të shpëtojnë 28 persona të mbijetuar.

Kjo është tragjedia më e madhe detare e ndodhur ndonjëherë në detin Adriatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat