Kujtohet dëshmori Sokol Sopi, i vetmi vëlla pas gjashtë motrave

Lajme

Kujtohet dëshmori Sokol Sopi, i vetmi vëlla pas gjashtë motrave

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:24

Bëhen 16 vjet që kur është vrarë Sokol Sopi, djali i zotri Mustafë Sopit, pas gjashtë vajzave të tjera. Pas rënies së tij janë thur edhe këngë lavdie për veprën e tij. Më 19 prill ai kishte rënë si dëshmor, derisa është varrosur më 21 prill bashkë me dëshmorët Isa Kastrati dhe Afrim Vitia.

Sokol Sopi lindi në Prishtinë dhe ishte i vetmi vëlla i gjashtë motrave; Vlorës, Valbonës, Qëndresës, Donikës, Shqipërisë dhe Kosovares. Emrat e fëmijëve të zotri Mustafës dhe zojës Xhemile tregojnë qartë për ndjenjat patriotike të Sokolit.

Motrat, siç përdorim ne edhe fjalën në popull “digjen për vëlla”, ato mezi prisnin martesën e të vëllait të tyre Sokolit, mezi prisnin përfundimin e luftës në mënyrë që të rritet gëzimi familjar, por ja që robërimi dhe padrejtësitë shekollore sikur po lidhnin nyjë ëndrrat e tyre ngase Kosova po digjej në zjarrë ndërsa për t’i treguar mbarë botës edhe vëllau i tyre Sokol Sopi ishte radhitur në vijat e para të frontit me shumë bashkëluftetarë te UÇK-së. Nëse përkujtojmë padrejtësitë , shkeljet dhe dyndjet e mëdha të largimit të 714 fshatrave shqiptare nga okupatori mëse i ndytë serb në shekullin XIX-të , këtu me dhunë nga Statovci debohet edhe familja e Sokolit, pejzazhe këto të cilat ata i ruajtën vetëm si fanitje në kujtesën e brezave me radhë.

Prandaj të parët e dëshmorit ndonëse të mësuar me shkeljet dhe padrejtësitë e hordhive serbo-qetnike përherë ishin në shërbim të çështjes kombëtare me të vetmen dëshirë që atdheu, Kosova dhe mbarë trojet shqiptare të gëzojnë paqe e liri kudo në tokat e tyre.

Si rezultate flasin dëshmitë se në luftën e II-të Botërore, familja Sopi mbështeti me të madhe dhe në mënyrë shumë të forte Lëvizjen e Rezistencës shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, shtëpia e tyre ne Butoc atëbotë ishte kulm dhe vendë-strehim i shumë atdhetarëve me nam si Adem Gllavica, Shyt Mareci, Azem Jashanica, Kapedan Gjoni, Shemsi Mramori, Musli Dumoshi e shumë të tjerë. Me mbarimin e kësaj lufte, gjyshi i dëshmorit Ismajli ishte dëshmitarë i masakrës së Tivarit i cili i shpëtoi asaj por që u kthye me shumë plagë i gjallë në shtëpi.

Mustafë Sopi(profesor i filozofisë) random i thoshte të birit të tij Sokolit për një thënie të Augustinit “ Parashikimi hyjnor e udheheq historinë njerëzore prej Adamit e deri në fund të historisë sikur të ishte historia e vetëm një njeriu që nga fëmijëria e deri në pleqëri”. Prandaj shihet se drama e Sopëve eshtë nje histori e hidhur si e shumë shqiptarëve.

Sokoli në vitin 1996 kishte përfunduar shkollën e mesme dhe me një dëshirë të madhe dëshironte të studionte në Akademinë Ushtarake të Tiranës, megjithëkëtë në Shqipëri shpërthyen trazirat , në Kosovë vërehej thellimi i shkeljeve dhe torturave mbi popullin shqiptarë dhe pikërisht këto ishin edhe arsyet që Sokol Sopi mbetet në Kosovë, pikërisht nga fundi i vitit 1997 u inkuadrua në Guerilën e Prishtinës. Fillimisht ishte në angazhim të shpërndarjes së „Çlirimit“e më vonë merr detyra me një përgjegjësi më të madhe dhe me përplot rreziqe.

Historia po përsëritej sërish, shtëpia e Sopëve po bëhej shtëpi dhe vend-qëndrim i shumë atdhetarëve dhe bashkëluftëtarëve si: Isa S. Kastrati, Meriman Braha, Shyhrete Gosalci, Hazir Borovci, Ibrahim Mehmeti , Salih Mustafa e tjerë, ishin pra kta edhe strategët të cilët me vonë në betejat shumë heroike i fusin frikën për ta dëbuar pergjithmonë armikun sebosllav nga kjo pjesë e Dardanisë.

Në fund të muajit shkurt 1999 e që betejat kishin marrë shtrirje më të madhe dhe më të gjërë, Sokoli kishte kuptuar dhe kishte vetëm një qëllim, një ideal dhe vizioni i tij i qartë ishte edhe sakrifica e tij për lirinë që e donte më shumë se jetën e tij. Largohet nga Guerilja e Prishtinës dhe merr rrugën e maleve, radhitet në Brigadën 153 në Zllash, brigada ku ishte i vendosur edhe i Ati i tij Mustafa dhe tri motrat e tija Vlora, Valbona e Qëndresa.

Me 21 prill 1999 bashk me dëshmorët Isa Kastrati dhe Afrim Vitia bie edhe dëshmori i Kombit Sokol Sopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat