Cili burrështetas fiton më shumë se Barack Obama

Lajme

Cili burrështetas fiton më shumë se Barack Obama

Më: 19 prill 2015 Në ora: 08:08

Nuk është Barack Obama e as Angela Merkel të cilët janë shefat e shteteve më të fuqishme në botë që kanë pagë të majme.

Në një listë që ka publikuar CNN Money dhe Bloomberg, është kryeministri i Singapurit Le Hsien Loong, i cili për një vit ka fituar 1.7 milion dollarë.

Kjo shifër është katër herë më e madhe se të ardhurat që realizon presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barcak Obama.

Ky i fundit ka të ardhura vetëm 400 mijë dollarë në vit, e pak më poshtë është kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, e cila realizon të ardhura vjetore në vlerë prej 234 mijë euro.

Kryeministri i Australisë Tony Abbot me 389 mijë dollarë ndërsa pas tij në listë vjen kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper që ka marrë si pagë vetëm 260 mijë dollarë.

Në listë është edhe kryetari i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma (223 mijë dollarë), kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron (214 mijë dollarë) etj.

E krejt në fund të listës, ka mbetur kryeministri i Indisë, i cili ka fituar vetëm 30.300 euro për tërë vitin ose rreth 60 herë më pak se kolegu i tij nga Singapuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat