Mustafa: Me Gjeneral Ramush Haradinajn nderuam heroin Sali Çekaj

Lajme

Mustafa: Me Gjeneral Ramush Haradinajn nderuam heroin Sali Çekaj

Më: 19 prill 2015 Në ora: 07:33

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook rreth 16 vjetorit të rënies heroike të Sali Çekajt. Në këtë rast kryeministri Mustafa ka theksuar edhe të pranishmit në akademinë përkujtimore për heroin Sali Çekaj.

“Sot shënuam gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt. Me një prezencë të madhe, të miqëve, bashkëpunëtorëve, bashkëluftëtarëve e qytetarëve nga shumë anë të Kosovës u nderua vepra e Heroit Sali Çekaj. Të gjithë ishim bashkë ta nderojmë Heroin tonë; presidenti i mëparshëm, Sejdiu, deputetë, ministra, komandanti i FSK-së, kryetarë të komunave, komandantë të UÇK-së, pjesëtarë të Ministrisë së Forcave të Armatosura të Kosovës. Ishte familja e Heroit Sali Çekajt, familja e Heroit Agim Ramadani, komandanti i zonës Operative të Dukagjinit, Gjerneral Ramush Haradinaj, familjarët e Heroit, Tahir Zemaj; drejtuesit më të lartë të njësive që luftuan në Koshare, Rrustem Berisha e Anton Quni dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre të ngushtë. Heroi i popullit Sali Çekaj, meriton respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai punoi dhe u flijua për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi”, shkruan Mustafa në Facebook.

Haradinaj: Beteja e Kosharës kulm i shtëpisë sonë

Nën antonimin e Himnit Kombëtarë, filloj sot edhe Akademia Përkujtimore për heroin Sali Çekaj.

Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është organizuar edhe kjo akademi.

E gjitha kjo në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi lartë luftën e heroit Sali Çekaj, duke thënë se edhe Pavarësia e Kosovës do të ishte më ndryshe nëse nuk do të kishte ndodhur kjo betejë.

“Është vështirë me fjalë me e shpreh dhe me e sjell sot figurën e Sali Çekajt. Mendoj se Sali Çekaj bëri atë që pak kishin mujt me bo. I ruajti gjithë ato që i kishte akumulu gjatë gjithë jetës së vetë dhe i dha në ato ditë. Epopeja e Kosharës është kulmi i shtëpisë sonë. Pa këtë luftë edhe shtëpia jonë do të ishte ndryshe”, tha Haradinaj gjatë kësaj akademie.

16 vite nga rënia heroike e Komandant Sali Çekajt

Sot kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, Dita e Rënies së Heroit Sali Çekaj - Dita e Veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”.

19 prilli i vitit 1999, do të shënonte rënien heroike të Komandant Sali Çekajt në betejën më të lavdishme të luftës për çlirimin e vendit.

Sali Çekajn, bashkëluftëtarët e kujtojnë si një strateg të luftës dhe bashkë me këtë edhe si një intelektual të fuqishëm, rreziku i të cilit, frikësoi regjimin serb dhe e detyroi të lëshoj urdhër arrest për të.
/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat