Protestuesi 6-vjeçar gjuan policinë me gurë

Lajme

Protestuesi 6-vjeçar gjuan policinë me gurë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:32

Një gjashtëvjeçar palestinez i veshur me rroba ushtarake u ka dalë përpara ushtarëve izraelitë dhe i ka sulmuar me gurë.

Djaloshi ishte pjesëmarrës i protestës vjetore që organizohet për të shënuar Ditën e të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Gjashtëvjeçari ka gjuajtur vazhdimisht me gurë ushtarët e armatosur rëndë të cilët qeshnin me veprimin heroik të tij, transmeton Koha.net.

Sot në Ditën e të Burgosurve pati protesta të dhunshme dhe raportohet se së paku një protestues palestinez është lënduar.

Dita e të Burgosurve shënohet çdo ditë për tu solidarizuar me mbi 6 mijë të burgosur palestinezë nëpër burgjet në Izrael.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat