FOTOLAJM/ Qytetari që çuditi Prishtinën

Lajme

FOTOLAJM/ Qytetari që çuditi Prishtinën

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:58

Një burrë i moshuar i është bashkuar sot protestës së opozitës në Prishtinë. Por mënyra e protestimit të tij ka qenë e veçantë.

Në foton e mësipërme, ai mban në qafë një fotografi të ish-Presidentit të SHBA-ve Bill Clinton. Përveç Clinton-it, ai ka mbajtur edhe plisin në kokë dhe një flamur kombëtar.

Protesta e sotme në Kosovë përfundoi paqësisht. Opozita kërkoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Policia ishte vendosur në gatishmëri, pavarësisht disa incidenteve të organizuara nga mbështetësit e Vetëvendosjes, siç ishte lyerja me bojë të zezë e Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat