Rrezikoi jetën që të ndihmonte plakun që ra në binarët e trenit (Video)

Lajme

Rrezikoi jetën që të ndihmonte plakun që ra në binarët e trenit (Video)

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:00

Ishte koha që të arrinte treni, kur një njeri i shtyrë në moshë e që po ecte në skaj të platformës, ra papritmas në binarë.
Meqenëse ai mbeti pa ndjenja dhe i pafuqishëm që të çohet, në binarët e trenit kërceu një njeri që e ngriti atë.

Të pranishmit, që deri në atë moment vetëm bërtisnin dhe mbanin kokën në duar, e ndihmuan atë të ngre burrin lart e të ngjitet edhe vet.

Ngjarja që ka ndodhur në Philadephia është lansuar në publik nga Policia, të cilët kërkojnë që në asnjë mënyrë të mos kalohen vijat e verdha në stacion të trenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat