Qeveria nuk i pranon ultimatumet e opozitës!

Lajme

Qeveria nuk i pranon ultimatumet e opozitës!

Më: 18 prill 2015 Në ora: 18:56

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, duke komentuar afatin e dhënë qeverisë nga partitë opozitare, për plotësimin e kërkesave të tyre, ka thënë se Qeveria nuk bie pre e ultimatumeve.
“Qeveria nuk i pranon ultimatumet si mjet demokratik, dhe një formë e tillë është kërkesë e skaduar. Ne kemi punuar në disa prej kërkesave të tyre dhe mendoj se nuk ka vend për ultimatume dhe nuk biem pre e ultimatumeve”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, raporton Kallxo.com.
Megjithatë, ai e vlerësoi lart kulturën e treguar sot në protestë – si nga protestuesit ashtu edhe nga organet e rendit.
Aksionet simbolike të protestuesve, të cilat ndodh te Gjykata Kushtetuese dhe te objekti i KEDS-it, ai i quajti performanca të dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat