Nis ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan

Lajme

Nis ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan

Më: 18 prill 2015 Në ora: 18:42

Kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e cila pritet të jetë më e madhja në Ballkan.

Inxhinieri Husejn Shenturk, shefi i Kantierit të Ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, njëkohësisht përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Turqisë, u shpreh se ndihet krenar që po ndërton në Shqipëri xhaminë më të madhe të Ballkanit.

“Pas një sërë përpjekjesh, u përgatitën projektet dhe kemi arritur në fazën e fillimit të punimeve. Nëse nuk do kemi probleme, pilotimi dhe gërmimi do të zgjasë 6 muaj. Pas kësaj do të fillojë ndërtimi i karabinasë së xhamisë”, tha Shenturk.

Drejtori i Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman, Uran Kalej, falenderon Komunitetin Mysliman të Turqisë për financimin dhe ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë, një vepër e cila do të ketë jo vetëm xhaminë, por edhe një muze islam, bibliotekë, sallë konferencash dhe qendrën kulturore.

“Po hedhim hapat konkrete për të realizuar ëndrrën dhe nevojën e besimtarëve të kryeqytetit, që fillesat e veta i ka që në vitin 1938-të, atëherë kur Tirana vetëm si qytet numëronte 40 xhami dhe kishte disa mijëra banorë. Ndërkohë që sot metropoli ynë me popullsi gati një milion banorë numëron vetëm disa xhami të vogla”, shprehet Kalej.

Kostoja

Projekti-per-Xhamine-e-Namazgjase-10Në një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës do të ndërtohet xhamia e re, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra. Xhamia e re do të jetë një kompleks multifunsksional, që do ta shndërrojë Namazgjanë në një zonë sociale për të gjithë banorët e kryeqytetit. Në xhami mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.

Mendohet që objekti do të ndërtohet brenda tri viteve dhe kërkon shumën e 40 milionë eurove. Në krah të xhamisë do të ngrihet edhe godina e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës.

E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun. Salla e konferencave me kapacitet rreth 400 vende do ta bëjë edhe më sociale këtë zonë. Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri. Gjithashtu do të ketë një numër të konsiderueshëm dyqanesh, ambientesh shërbimi dhe argëtimi për fëmijë.

Akritektura

Projekti-per-Xhamine-e-NamazgjaseXhamia e Madhe që do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë është projektuar nga studio Hassa e arkitektit turk Muharrem Hilmi Shenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj. Projekti i xhamisë së Namazgjasë do të ketë elementë shqiptarë të një stili klasik, në të cilin do të ketërevake si xhamia e Ethem Beut, ndërsa selia e Komunitetit Mysliman brenda Namazgjasë do të jetë i stilit shqiptar. Projekti është nisur duke u frymezuar nga shtëpitë e qytetit të Beratit.

Projekti-per-Xhamine-e-Namazgjase-03Kompleksi do te jete jo i rrethuar, por i hapur për të gjithë vizitoret dhe mospërdorimi i mureve rrethuese do të jetë një karakteristike tjetër e xhamive shqiptare. Stili klasik i xhamisë ka si frymëzim kryesor Xhaminë Blu që ndodhet në Stamboll, arkitekti i së cilës është Mehmet Sedefqar Aga, lindur në Elbasan. Ai ka qenë kreu i arkitekteve të gjithë otomaneve dhe vetë nxënës i arkitekt Sinanit.

Xhamia e Namazgjase do të ketë restorante ku do të shërbehet çaj dhe do të drekohet, dhe qytetaret do të kenë mundësi që të parkojnë në ambientin nëntokësor, një planifikim i pari i këtij lloji në Shqipëri, karakteristika këto që rrisin ngjashmërinë me xhaminë Blu të Stambollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat