Policia: Protesta as kësaj radhe s’është lajmëruar

Lajme

Policia: Protesta as kësaj radhe s’është lajmëruar

Më: 18 prill 2015 Në ora: 14:59

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se organizatorët e protestës as kësaj radhe s’e kanë lajmëruar protestën në Polici, siç parashihet në Ligjin për tubimet publike.

“Ligji mbi tubimet publike e bën të qartë se nga organizatorët protesta duhet të lajmërohet zyrtarisht në Polici. Kjo rrugë nuk është ndjekur përpos asaj që është bërë publike në media”, ka thënë Kelani, për RTV21.

Kelani ka treguar se deri në katërmijë policë mund të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse protestuesit shkelin ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat