Ultimatumi opozitës: Qeveria i ka 2 javë për t’i përmbushur kërkesat (Foto)

Lajme

Ultimatumi opozitës: Qeveria i ka 2 javë për t’i përmbushur kërkesat (Foto)

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 prill 2015 Në ora: 11:55

(E poltësuar) Partitë opozitare i kanë dhënë dy javë afat Qeverisë që të reflektoj në përmbushjen e kërkesave të tyre, në të kundërtën do të përballen me qytetarët përsëri në rrugë.

Në protestën e sotme në të cilën, sipas Policisë, morën pjesë deri në 2 mijë e 500 persona, liderët opozitarë thanë se duhet të bashkohen edhe më shumë për t’i thënë stop kapjes së shtetit, institucioneve të drejtësisë, televizionit publik dhe institucioneve tjera.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka dhënë dy javë afat Qeverisë që të reflektoj në kërkesat e tyre, ndryshe do të përballen me qytetarët.

Ai tha se ata i kanë thënë po shtetit në vazhdimësi, i kanë thënë po demokracisë, ligjit e drejtësisë, po ndarjes së pushteteve, po institucioneve të dala nga vota, por sot kanë dal për t’i thënë stop kapjes së shtetit dhe institucioneve në emër të votës.

Haradinaj: I themi jo kapjes së institucioneve

“Kemi ardhur t’i themi jo institucioneve të kapura në emër të votës, për ata që e kanë kapur shtetin thirren në emër të votës. Kemi ardhur t’i themi jo ligjit që i shërben disa individëve, kemi ardhur t’i themi jo pushtetit që punon vetëm për interesa grupore, kemi ardhur t’i themi jo pushtetit i cili nuk sheh dhe nuk dëgjon për qytetarin, pra kemi ardhur t’i themi jo drejtësisë selektive dhe kemi ardhur t’i themi jo pushtetit i cili përqesh dhe nëpërkëmb qytetarin...Ne i japim afat kohor dy javë institucioneve të vendit që të reflektojnë në këto kërkesa, pra protesta sot e ka sjell një porosi për pushtetarët, ndryshoni, ndaluni, reflektoni në kërkesa, ndryshe do të ballafaqoheni në të ardhmen”, tha Haradinaj”, tha Haradinaj.

Ndërsa, në anën tjetër kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se protestat e janarit e sollën suksesin e matshëm, pasi nga ato protesta ministri i Listës Serbe u shkarkua dhe nuk është më ministër në Qeverinë e Kosovës.

Por, sipas tij, protestat e prillit do t’i largojnë abuzuesit me çmimin e energjisë, drejtësinë e televizionin publik.

Ymeri: Thaçi e Mustafa nuk janë burrë shtetas, por burrec pushteti

“Protestat e prillit kanë për t’i hequr drejtuesit që po abuzojnë me çmimin e energjisë, që po abuzojnë me televizionin publik dhe që e kanë kapur gjyqësinë dhe e kanë kapur shtetin. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa në javën e fundit kanë lëshuar deklaratat me të forta në jetën e tyre. Këta dy persona që nuk guxuan kurrë të flasin me fjalë të forta, as për ballë mafias as përball uzurpatorëve të pronës publike, as përball Serbisë në negociata as përball cilësdo kërkesë të cilitdo diplomat ndërkombëtarë, tash flasin me kërcënim e me frikësim kundër qytetarëve të republikës. Prandaj këta nuk janë burra shteti, por janë burrec pushteti”, tha Ymeri.

Kreu i VV-së, shtoi e demokracia jeton në sheshe, jeton në mes popullit, e jo vetëm në objekte institucionesh, që sipas tij, krerët e Qeverisë po duan ta ngujojnë demokracinë brenda zyrave të tyre ku kryhen aferat milionëshe që e lanë Kosovën të varfër.

Edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka ftuar institucionet që të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre, për ndryshe do të mobilizohen edhe me shumë dhe nuk do të ndalen deri në realizimin e tyre.

Limaj: Kushtetuta nuk është e Kosovës por e Enver Hasanit


Kryetari i NISMA-së për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet ta zgjerohet blloku opozitar për t’ia hequr besimin kësaj Qeverie.
“Më mënyrë të qytetëruar ngritëm zërin, përkundër dhunës dhe fjalimeve kërcënuese nga pushtetarët, sot qytetarët treguan se këta janë shteti dhe ata pushteti. Sot dëshmuan të kundërtën, dhuna kërcënimi dhe frika është brenda këtyre institucioneve. Ata po e shmangin dhe po e tkurrin sovranitetin e shtetit tonë. sot jemi bashkuar të gjithë, pensionerët e harruar, bujqit e lodhur për t’i thënë stop kapjes së shtetit. Ne ftojmë që ta zgjerojmë këtë bllok opozitar ta mbrojmë këtë shtet nga kapja. Sot duhet të gjithë të bashkohemi dhe t’ia heqim besimin kësaj Qeveria”, ka thënë Limaj, duke iu drejtuar masës së protestuesve.

Ne sot po ngrejmë zërin e pakënaqësive dhe përkunder dhunes nga pushtetaret qytetarët treguan se këta janë shteti e ata pushteti dhe tentojnë pushtetin me marrë me dhunë.

​Protestuesit nga RTK kanë filluar marshimin drejt Sheshit ku edhe do të përfundon protesta për ditën e sotme.

Protestuesit: RTK e jona, jo e Kadri Veselit

Protestuesit kanë futur në objektin e RTK-së një megafon. Ata po kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së, dhe po brohorasin “RTK e jona, jo e Kadri Veselit”.

Deputetja e VV-s, Albulena Haxhiu iu drejtua të pranishmëve, duke thënë se në vend se RTK të jetë në shërbim të publikut, është shëndrruar në televizion e Thacit e herë të Kadri Veselit.

Numri i protestuesve është duke u rritur në vazhdimësi, kjo për shkak se protesta është duke u zhvilluar e qetë. Vlenë të cekët se në fillim ishte një numer shumë i vogël i protestuesve ndërsa tani vërehet dukshëm shtimi i tyre. Këtë e kanë konfirmuar edhe për gazetën "Bota sot" diaa pjestarë te polocisë së Kosovës. Ata thone se kjo proteste është e qetë dhe po zhvillohet normalisht.

Hajnat në burg jo në qeveri. Me hajna nuk ka shtet. Kështu eshte duku u zhvilluar marshimi drejt RTK i protestuesve. Madje keta po bëjnë zhurmë të madhe duke i ftuar organizator protestuesit në shenjë mosrespektimit të këtij mediumi.

Protestuesit kanë marrë rrugën drejt objektit të RTK duke brohoritur RTK është e shtetit.

E pas RTK ata do te marshojne drejt qeverise ku edhe pritet te perfundoj. Deri në këto çaste peotesta është duke u vazhuar e qetë mirëpo kishte një ekces të vogel pran Kedsit.

Përfundon protesta para KEDS-sit

Protestuesit kanë kryer aksionin simbolik para KEDS-it, ku edhe kanë thyer një orë digjitale para derës së kësaj kompanie.

Protestuesit fillimisht kanë tentuar të hyjnë në oborrin e KEDS-it, por nuk janë lejuar nga Njësia Speciale. Kurse, pas kërkesës publike nga ana e protestuesve, është lejuar të hyjë një person, i cili ka thyer një orë digjitale. Protestuesit thanë se kjo është hajni digjitale.

Pas Gjykatës Kushtetuese protestuesit kanë mbërritur të ndërtesa e KEDS’it, ku po bërtasin “Hajnat në burg”.

Një përfaqësues i NISMA për Kosovën ka thënë se qytetarët e Kosovës paguajnë 50 për qind për shtrenjtë rrymën se sa qytetarët e rajonit.

Ata do ta kenë edhe një aksion simbolik dhe fjalim të shkurtër.

Ndërkohë, brenda objektit dhe oborrin e KEDS-it, ka forca të mëdha policore.

​Policia: Protesta është duke u zhvilluar e qetë

Lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, policia e Kosovës informon se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, si dhe planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana a e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime dhe deri në këto nuk është evidentuar asnjë incident.

Fillon protesta, protestuesit nisën drejt Gjykatës Kushtetuese

Protestuesit tashmë nga Gjykata Kushtetuese kanë marr rruge drejt objektit te KEDS-it.

Aktualisht, turmës së protestuesve po i drejtohet anëtari i AAK-së, Riza Smaka, i cili është edhe njohës i çështjeve kushtetuese.

Ndërkohë një kamionetë, përmes një pompe, po e ngjyros objektin e kësaj gjykate me ngjyrë të zezë.

Marshimi ka filluar tashme drejt Gjykatës Kushtetuese. Por interesant është fakti se nuk është numër i madh i protestuesve. Organizatoret e protestës po bëjnë ftese qe protesta te jete paqësore. Protestës i janë bashkuar edhe liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri - VV, Ramush Haradinaj - AAK dhe Fatmir Limaj - NISMA.

Protesta ka filluar në Sheshin Zahir Pajaziti. Qindra protestues shihen duke brohoritur me parulla ne duar.

Protestuesit kanë marr rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese e me pas do shkojnë para KEDS-it.

Ne parullat e protestueseve po shkruan Radio Televizioni i Kadriut, duam pune, Autokton, Trepça është e jona, gjithashtu ata po brohoritin me hajna me hajna nuk ka shtet, Isën e japim, Trepçën se japim, Trepça është e jona jo e Serbisë/BS/

Fillon grumbullimi i protestuesëve në shesh

Rreth njëmijë protestues aktualisht janë grumbulluar në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gradualisht është duke u mbushur sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej ku në orën 14:00 është paraparë të fillojë marshi i protestuesve.

Në protestë ka mbërri edhe ish lideri i VV-së Albin Kurti.

Organizatorët kanë angazhuar kujdestarë të shumtë të cilët po përkujdesen për mbarëvajtjen e saj.

*******************************
Ka mbetur pak deri te fillimi i protestës së opozitës. Ndërkohë, në gjitha rrugët dhe sheshet kanë filluar përgatitjet e Policisë së Kosovës.

Policia ka hequr nga sheshi të gjitha mjetet e forta që eventualisht mund të përdorën nga protestuesit. Një numër i madh i policive shihet pranë Gjykatës Kushtetuese dhe te dy ndërtesat e Qeverisë.

Ndërkohë, edhe organizatorët, tanimë kanë vendosur binën në sheshin Skenderbe. Kurse, nga disa qytete veç ka filluar nisja me autobusë për në Prishtinë.

Gjykata Kushtetuese mbushet e policë

Oborri i Gjykatës Kushtetuese është mbushur me policë të Kosovës. Grumbullimi i policisë ka ndodhur një orë para se të nis protesta e partive opozitare. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka publikuar këtë foto dhe ka shkruar se Gjykata Kushtetuese është e sigurt.

Protesta po vjen! Situata e tensionuar, kush do të përfitojë?!

Tri partitë e opozitës sot do të protestojnë kundër "kapjes së shtetit". Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ditën e sotshme e kanë caktuar si datë për të protestuar kundër Qeverisë, me një varg kërkesash.

Por, sipas opozitës kjo protestë nuk do të jetë e fundit, pasi ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera, apo siç i kanë quajtur ata, protesta në vazhdimësi nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen e që janë bukur të shumta. Protestën e kanë përkrahur edhe disa organizata e shoqata tjera.

Në protestën e cila do të zhvillohet sot, partitë opozitare kanë përcaktuar pikat kryesore, të cilat janë: Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë; të shkarkohet Hajredin Kuqi; të dorëhiqet Enver Hasani; të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së; kundër çmimit të lartë të rrymës si dhe kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe.

Por, kjo protestë për krerët e shtetit po shihet si tendencë e marrjes së pushtetit përmes dhunës dhe kryeministri Isa Mustafa bashkë me zëvendësin e tij, Hashim Thaçin kanë bërë thirrje që të mos protestohet dhunshëm dhe pushteti të kërkohet përmes votës.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës Kryeministri Mustafa ka kërkuar që të gjitha çështjet të adresohen përmes institucioneve. “Shpreh bindjen time, mendoj edhe të Qeverisë së Kosovës, se të gjitha problemet aktuale në vendin tonë, të cilat ekzistojnë edhe në çdo vend tjetër, por te ne natyrisht me kushte më specifike në një situatë të tillë të tranzicionit, duhet t’i zgjidhim brenda institucioneve të Kosovës, me vullnetin e qytetarëve të shtetit tonë. Ky vullnet është treguar në zgjedhjet e fundit, të gjitha institucionet dhe qytetarët e kanë pranuar votën e lirë të qytetarëve, si instrument kryesor demokratik dhe ky do të jetë instrumenti i vetëm, i cili do të na udhëheqë në zgjidhjen e çështjeve në të ardhmen. Nuk ka asnjë arsye, që zgjidhja e tyre të kërkohet në rrugë dhe jashtë institucioneve të Republikës”, tha Isa Mustafa.

Në anën tjetër më i ashpër ishte zëvendëskryeministri Thaçi, i cili tha se paralajmërimet për protesta të dhunshme janë mesazh i keq për aktualitetin politik, institucional dhe aktualitetin euroatlantik të vendit. “Realizimi i të drejtave politike mund të bëhet përmes procesit të rregullt demokratik zgjedhor dhe jo përmes shantazheve, kërcënimeve apo përpjekjeve të dhunshme për marrjen e pushtetit. Dua të theksoj se, paralajmërimi për protestë violente është mesazhi më i keq i mundshëm për aktualitetin institucional dhe euroatlantik të Kosovës”, u shpreh ai.

Për ekspertët e sigurisë dhe analistët politikë kjo protestë nuk duhet të jetë e dhunshme, pasi që dëmet e saj, do të jenë për shtetin e Republikës së Kosovës.

Ata i kanë vlerësuar si të drejta kërkesat e protestuesve. Madje sipas tyre, ka edhe shumë kërkesa tjera për të cilat mund të protestohet.

Sipas tyre, opozita duhet patjetër të reflektoj dhe ta promovojë një kulturë të re të protestës, demonstratës dhe artikulimit të kërkesave.

Ata thonë se ankesat për presion, janë qesharake, sepse protestat janë presion i ligjshëm i qytetarëve mbi qeverisjen dhe ky presion mund të bëhet brenda kornizave të parapara me ligj.

Madje ata kanë paralajmëruar se të dy taborët politik, pra pozitë dhe opozitë janë të interesuar që kjo protestë të eskalojë në dhunë duke u përpiqur që të përfitojnë sa më shumë në rrafshin politik.

Por, ata kanë ftuar qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës që të jenë sa më të kujdesshëm, kështu duke ju paralajmëruar se në këtë situatë më së shumti do të përfitojnë armiqtë tanë me agjentët e tyre dhe e tëra kjo në dëm të Kosovës.

Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore pritet të fillojë në orën 14:00.

Dihet se marshi fillon në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin ‘Skenderbe’.

Ne urojmë që kjo protestë të jetë paqësore dhe e dinjitetshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat