Gjuriq: Vizita e Thaçit – “stuhi në gotën e ujit”

Lajme

Gjuriq: Vizita e Thaçit – “stuhi në gotën e ujit”

Më: 18 prill 2015 Në ora: 11:41

Drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka kërkuaar zyrtarisht miratim të vizitës në Beograd dhe ka vlerësuar se paralajmërimi i ardhjes së tij është si “stuhi në gotën e ujit”.

“Zoti Thaçi nuk ka kërkuar leje për vizitë, e as Serbia nuk organizon kurrfarë takimi, në të cilin Thaçi do të mund të merrte pjesë, e as që një tubim të tillë e organizon bashkësia ndërkombëtare”, tha Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë, dhe ka shtuar se “fjala është për një stuhi në gotën e ujit ose shmangie e vëmendjes nga temat më të rëndësishme”.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i Beogradit, sikur Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, të arrinte në Serbi për të marrë pjesë në një tubim joqeveritar, i cili do të mbahet të dielën ardhshme, Gjuriq tha se ai do të trajtohej sikur edhe çdo qytetar i Serbisë.

“Edhe në këtë kuptim, ky qytetar yni do të ishte lëndë e punës së institucioneve të caktuarta, në harmoni me ligjin tonë”, tha Marko Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat