Jacobson sot viziton Hoçën e Madhe

Lajme

Jacobson sot viziton Hoçën e Madhe

Më: 18 prill 2015 Në ora: 08:09

Restaurimi i Verarisë së Shën Stefanit është projekti i fundit nga katër projektet për restaurimin e trashëgimisë kulturore në Hoçën e Madhe.

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, do të vizitojë sot Hoçën e Madhe për të shënuar përfundimin e restaurimit të Verarisë së Shën Stefanit që është sponsorizuar nga Ambasada e SHBA-ve.

Restaurimi i Verarisë së Shën Stefanit është projekti i fundit nga katër projektet për restaurimin e trashëgimisë kulturore në Hoçën e Madhe. Projektet tjera përfshijnë restaurimin e Kishë së Shën Jovanit, Kishës së Shën Stefanit, dhe shtëpisë famullitare të Shën Stefanit.

Në katër vitet e fundit Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndihmë në vlerë mbi 500,000 dollarë amerikanë në përkrahje të restaurimit të objekteve të trashëgimisë në Hoçën e Madhe.

Ndryshe, ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jackobson, ka thënë të enjten se dështimi i mundshëm i parlamentit të Kosovës që të votojë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, do ta çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara në një rast të tillë do të jenë të pafuqishme për të bllokuar nismën e kahershme të Rusisë për këtë çështje, e që sipas saj, do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën.

“Zgjidhja mbetet që a dëshiron Kosova të marrë pjesë me BE-në si partnere në një gjykatë që do të punonte me ligjet e Kosovës, apo çështja të shkojë në Kombet e Bashkuara. E kjo e fundi do të ishte me të vërtetë më politike dhe më dëmtuese për Kosovën."

"Më lejoni të jem e qartë, ne i kemi bllokuar përpjekjet e Rusisë deri tash për krijimin e një Gjykate në kuadër të Këshillit të Sigurimit, por nëse dështojnë këto përpjekje dhe Parlamenti nuk e voton Gjykatën e Posaçme, vendi im më nuk do ta bllokojë atë”, tha ambasadorja Jacobson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat