Sot proteston opozita

Lajme

Sot proteston opozita

Më: 18 prill 2015 Në ora: 07:15

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të protestojnë sot për siç thonë kundër `kapjes` së shtetit.

Shkaqet kryesore që kanë nxitur thirrjen për protestë, sipas tyre, janë dështimi i sistemit të drejtësisë, Gjykata Speciale, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në Mitrovicën Veriore, çështja dhe statuti i Trepçës etj.

Protesta që sipas “Opozitës së Bashkuar” konsiderohet si protestë gjithë popullore pritet të fillojë në orën 14:00.

Dihet se marshi fillon në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin ‘Skenderbe’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat