Qeriqi: Duhet kundërshtuar fuqishëm Gjykata Speciale

Lajme

Qeriqi: Duhet kundërshtuar fuqishëm Gjykata Speciale

Më: 17 prill 2015 Në ora: 21:55

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, edhe një herë e ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai përmes Facebookut, ka thënë se ndërkombëtarët po na e bëjnë të pa drejtë, madje këtë qëllimshëm, për ta njollos luftën e UCK-së.

Postimi i plotë i Qeriqit:

Për ndërkombëtarët po shihet se është krejt e pa rëndësishme se çka ka bërë Serbia në Kosovë. Për ta nuk ka rëndësi që Serbia ka kryer krime, ka kryer masakra, plaçkitje, djegëje e dëbime masive për të mos i parë ata kanë vu një perde të errët para syve të tyre thjesht ata nuk duan të merren me të vërteten dhe realiteti, nuk duan të merren me kriminelët serb që kanë kryer krime të rënda mbi popullaten civile shqiptare në gjithë Kosovën.

Për ta është një qellim dhe vetëm një qellim që ta themelojnë një gjykatë speciale kundër UÇK-së pra ta njollosin luftën e pastër çlirimtare. Kjo është një padrejtësi që po na bëhet qëllimshëm, sepse edhe vet ata e dinë se UÇK-ja nuk ka kryer krime. Andaj duhet kundërshtuar fuqishëm themelimin e kësaj gjykate dhe kësaj padrejtësie që po na bëhet ne si popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat