Komuna dhe IBCM nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Lajme

Komuna dhe IBCM nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:09

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe zëvendësdrejtoresha e Kolegjit Ndërkombëtarë të Bizneseve në Mitrovicë (IBCM), Charlene Miller, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim, nga i cili do të përfitonin studentët e këtij kolegji.
Marrëveshja ka të bëjë me kryerjen e praktikës së trajnimit profesional nga ana e studentëve të IBCM-së në Komunën e Mitrovicës.
Me këtë rast, Miller, falënderoj kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin me kolegjin, në veçanti për dhënien e mundësisë studentëve që të trajnohen profesionalisht në këtë institucion.
Njëherësh, ajo e njoftoj kryetarin, se me rastin e përfundimit të vitit akademik, në muajin qershor, Kolegji do të organizoj një konferencë, në të cilën do të bëhet edhe ndarja e diplomave për 71 studentë që përfundojnë këtë vit studimet në Kolegjin Ndërkombëtarë të Biznesit.
Kryetari Bahtiri, duke premtuar angazhim maksimal për t’u ofruar ndihmë dhe mundësi çdo kategorie të qytetarëve, në këtë rast studentëve, falënderoj IBCM-në për gjithë atë që është duke bërë për arsimimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat