​Iu dha lamtumira e fundit Komandat Sylës

Lajme

​Iu dha lamtumira e fundit Komandat Sylës

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:53

Iu dha lamtumira e fundit kolonel Avdullah Babalijës, apo si njihej Komandant Syla. Qindra persona morën pjesë në varrimin e tij, ku aty u tha se ai ishte luftëtarë i nivelit të lartë që udhëhoqi projekte me peshë për kombin tonë.

“Ai i takon luftëtarëve shqiptarë të nivelit të lartë, komandantëve, atyre që kanë udhëhequr projekte me peshë për kombin, edhe pse këto vite pas luftës nuk kemi mujt jo sa duhet por sa ka qenë detyrë e jona për me zbardh këtë të vërtetë e me u dit kjo e vërtetë, historia do ta bëjë këtë. Avdullah Babalija i takon luftëtarëve që në kombin tonë do të renditen lartë. Ndarja e tij ishte e papritur, e dhimbshme, e vështirë”, tha ai.

Ndërsa në Mbledhjen Komemorative për të, të mbajtur para mesditës, humbja e Avdullah Babalijës u quajt humbje për gjithë Kosovën.

U cilësua si një ndër trimat më të mëdhenj dhe luftëtarë sy patrembur.

Të tjerë bashkëluftëtarë të tij, thanë se tani edhe më shumë do vërehet se çfarë vepra ka bërë ai dhe sa i madh ka qenë.

Bashkëluftëtari i tij, Agron Kryeziu tregoi se si mban mend diskutimet që kishin me Babalijën kur vendosën që Brigada “137 Gjakova’ të hynte në qytet.

“NA i iku shpejtë i fërfëlloj gjithë ato beteja i kreu me sukses, ja doli deri në fund, mbërriti edhe lirinë, nuk u ndal asnjëherë, vazhdimisht ishte afër familjeve të dëshmorëve, veteranëve, martirëve, bashkëluftëtarëve kur morën me hy në qytet, ndodhi ajo që ndodhi në qytet, biseduam bënë analiza çfarë po bëjmë, po i marrim bashkëluftëtarët a po hyjmë, tu ndihmojmë se nuk na fal historia asnjëherë. Këto ishin fjalët që i bisedonim vazhdimisht”, tha ai.

Për të foli edhe deputeti Daut Haradinaj që edhe ai e kishte bashkëluftëtarë.

“Nuk është humbje vetëm për familje dhe bashkëluftëtarë por edhe për Gjakovën, për Dukagjinin, edhe për kombin shqiptarë, sepse lufta e tij, angazhimi i tij, puna e tij, urtësia e tij, komunikimi i tij, ka qenë urë lidhëse për të gjithë, nuk ka vend në Dukagjin që nuk ju ka ndi pushka anë e mbanë, nuk ka familje që nuk e ka trokitur në derë, qoftë për mirë qoftë për ngjarje të rënda. Kisha kërkuar nga të gjitha që angazhimet e tij dhe të mirat e tij të mos harrohen, sepse tash do të vërehet edhe më shumë sa i madh ka qenë Komandant Bablija”, tha ai.

Përveç mbledhjes komemorative, për të u mbajtën edhe homazhe po në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Aty morën pjesë shumë qytetarë përveç familjarëve dhe atyre që e kanë njohur nga afër.

Kolonel Avdullah Babalija u lind në Gjakovë më 22 maj të vitit 1967.

Ishte komandant i brigadës “137 Gjakova” e UÇK-së, ka qenë komandant i brigadës 332 i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe nënkolonel i Zonës Operative Dukagjini në TMK.

Gjithashtu për shumë vite shërbeu si Drejtor i Ndërmarrjes Publike komunale Çabrati.

Pas vetes la bashkëshorten Albanën dhe fëmijët Aulonën, Etnikun dhe Olsen./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat