Grabovci: Fëmijët e mi ishin të dehur kur i sulmuan policët

Lajme

Grabovci: Fëmijët e mi ishin të dehur kur i sulmuan policët

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:35

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, në emision ‘Info Magazine’, ka thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe duhet mënjanuar nga dhuna, duke thënë se pushteti merret nëpërmjet zgjedhjeve e jo në format që po përdor opozita. Ai ka folur edhe për rastin kur djemtë e tij a kanë rrahur policin, duke thënë se ata atëherë ishin të dehur dhe të mitur.

Ai ka lenë të kuptohet se opozita po mundohet ta shkatërroje atë që është nderuar në vitet e fundit.

Grabovci ka folur edhe për incidentin e djemve të tij, duke arsyetuar rrahjen e policit të Kosovës nga ana e djemve të tij.

Sipas tij, djemtë ishin në moshë të mitur dhe se i ka kërkuar falje policit që ka pësuar rrahje nga familjarët e tij.

“Djemtë e mi janë të mitur. Kanë qenë të dehur dhe i kam kërkuar falje policit. Ata janë të barabartë para ligjit. Nuk kam thirrur asnjë gjyqtar për amnisti ndaj djemve të mi”, ka thënë Grabovci në Klan Kosova.

Kujtojmë se djemtë e parlamentarit kosovar ishin duke vozitur me makinë në momentin kur është ndalur nga policia e Kosovës për një kontroll rutinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat