Kush po e shtyn Kosovën drejt Rusisë!

Lajme

Kush po e shtyn Kosovën drejt Rusisë!

Nga: Valbona Mazreku Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:09

Kosova po rrezikon seriozisht marrëdhëniet me Amerikën. Kjo nuk po ngjet si një fushatë antiamerikane, por mbrojtja me çdo kush e interesave të veta të disa figurave politike, pro edhe të grupeve të caktuara, po e vë në rrezik të ardhmen e raporteve shqiptaro-amerikane. Analistët këtë e çojnë edhe më përtej, duke paralajmëruar se mos themelimi i Gjykatës Speciale, mund ti prish edhe raportet me shtete të fuqishme të BE-së, dhe të lë pasojat në proceset integruese të Kosovës.

Doktori për të Drejtën Ndërkombëtare, Fisnik Korenica se mos votimi nga ana e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale do të mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve jo vetëm me SHBA-të, por edhe me shtetet e BE-së.

“Natyrisht mendoj se mos adresimi sipas pajtimit për ta bërë Kuvendi i Kosovës Gjykatën Speciale, mos adresimi i detyrimit, do të ndikojë drejtpërdrejt në përkeqësimin e marrëdhënieve të Kosovës jo vetëm me Shteteve e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Bashkimin Evropian dhe shumë organizata ndërkombëtare e ndër to më kryesoren edhe me vetë Këshillin e Evropës. Kështu që kjo është një çështje që nuk ka vetëm përmasa kosovare por është një çështje që seriozisht e prejudikon relacionin Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtar , me të cilët Kosova ka të lidhur jo vetëm të kaluarën politike por edhe synimin për anëtarësim dhe për fuqizim shtetësi ndërkombëtare të saj”, thotë Korenica.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat