Frika nga likuidimi, rob të haraçit!

Lajme

Frika nga likuidimi, rob të haraçit!

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 prill 2015 Në ora: 17:11

Problemi më i madh i bizneseve të mëdha vazhdon të mbetet zhvatja dhe haraçi. Deri më tani është përfolur mjaft lidhur me dukurinë e haraçit e cila vazhdon të mbetët një ndër pengesat kryesore të bërit biznes.

Zhvatja si barrierë

Instituti Riinvest, në një anketë të zhvilluar me 1 mijë biznese në periudhën 2009-2013, ka nxjerrë rezultatin që zhvatja nuk është shfaqur në mesin e barrierave serioze të Kosovës. Megjithatë, Agon Nixha, hulumtues në këtë Institut, thotë se rajoni i perëndimit, ku hyjnë Gjakova dhe Peja, deri diku bën përjashtim, me një numër të madh të bizneseve që konsiderojnë zhvatjen si barrierë mjaft sfiduese.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat