Në 16 vjetorin e masakrës, përurohet monografia “Masakrat në Lybeniq”

Lajme

Në 16 vjetorin e masakrës, përurohet monografia “Masakrat në Lybeniq”

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:47

Me rastin e 16 vjetorit të Masakrës së Lybeniqit 1 prill 1999, dje me 1 prill 2015, në sallën e Teatrit “Istref Begolli” në Pejë, është bërë përurimi i monografisë “Masakrat në Lybeniq (1998-1999)”, i autorit Mr. Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë – Prishtinë dhe nënkryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Fillimisht ceremoninë e ka përshëndetur Engelbert Zefaj Drejtor i Drejtorisë për Kulture në Komunën e Pejës, Brunu Rexhaj Sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Ramë Kortoçi Kryetar i Tropojë dhe Nezir Jahmurataj nga fshati Lybeniq.

Në emër të Institutit të Historisë në Prishtinë, për librin dhe vlerat e tija ka folur Prof.dr.Sabit Syla drejtor i Institutit, i cili tha: “Autori në mënyrë të kënaqshme e arrin qëllimin e ndriçimit dhe evidentimit të masakrave në fshatin Lybeniq nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të ndodhura gjatë viteve 1998-1999.
Duke u bazuar në të dhënat që janë shkruar në monografinë "Masakrat në Lybeniq 1998-1999" shihet qartë së autori ka kryer një punë serioze lidhur me pasqyrimin e krimeve serbe të kryera në prill të vitit 1999 në fshatin Lybeniq. Nga të dhënat e ofruar në këtë monografi del së masakra në Lybeniq, është njëra nderë më të rëndat e ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan 75 veta në mesin e tyre edhe fëmije dhe të moshuar”.

Ai shtoi se “Kjo monografi ka katër kapituj. Në kapitullin e parë autori flet për shtrirjen territoriale të fshatit Lybeniq, të dhënat historike, kontributin e fshatit Lybeniq në luftën çlirimtare 1998-1999, masakrën në bjeshkët e Lybeniqit, më 7 prill të vitit 1999, të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit, më 1 prill të vitit 1999.
Është e rëndësishme të theksohet se autori ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt me dëshmitarë të masakrës së 1 dhe 7 prill të vitit 1998 dhe ka integruar deklaratat e tyre. Hakmarrja e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullsisë së pafajshme jo vetëm në fshatin Lybeniq, por, edhe pjesët të tjera të territorit të komunës së Pejës ishte e tmerrshme, si masakra e në lagjen Dardania, Qyshk, Zahaq, Llabjan, Povlan, Lutogllavë, Nobërxhan etj.”, tha ndër të tjera Profesor Syla.

Në fund të përurimit, me një fjalë falënderuese të pranishmeve ju dhjetua edhe autorit i librit Mr. Shkodran Imerja, i cili tha se “Puna dhe angazhimi im, për hedhjen në dritë të Masakrave në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999, është një punë shumë e vogël, karshi kontributit shumë të madh, që ka dhënë fshati Lybeniq i Pejës, në përudhen e parafundit të krijimit të shtetit tonë.”, tha ndër të tjera Mr. Shkodran Imeraj. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat