Musliu, BOS, politikani më i paguar në Serbi. Merr sa dy rroga te presidentit Nikolic?!

Lajme

Musliu, BOS, politikani më i paguar në Serbi. Merr sa dy rroga te presidentit Nikolic?!

Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:11

Preshevë, 1 prill -Musliu, politikani më i paguar në Serbi. Madje më i paguar se kryenisti serb Vucic ?!,kur lexon njeriu këtë titull të shkon mendja sot 1 prill, por në fakt është mëse e vërtetë! Politikani më i paguar në Serbi është Jonuz Musliu, kryetari aktual asamblesë komunale në Bujanoc dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.
Sipas shtypit serbë (“Musliu prima dve plate predsednika Srbije!“) paga mujore që ai merr në muaj në komunën më të pazhvilluar në Serbi është më shumë se 250.000 dinarë, gjegjësisht më shumë se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, (“250.000 dinara, odnosno više nego dve plate premijera Srbije Aleksandra Vučića.“) Ai, kryetar i kuvendit në Bujanoc, paguhet 98.000 dinarë ndërsa si kryetar i KKSH ai paguhet 110.000 dinarë, transmeton agjencia e lajmeve Presheva jonë.
“Nëse kësaj shume i shtohen edhe pagat mujore për disa trupe punuese të komunës, kjo shifër kalon me siguri 250.000 dinarë” ka deklaruar një funksioner anonim i komunës së Bujanocit. Sipas tij Musliu së paku një herë në muaj shkon për “konsultime” në Tiranë dhe Prishtinë, dhe për këtë ai paguhet me harxhime ditore.
Sipas shtypit, Musliu ka dërguar agjencionit për luftën kundër korrupsionit për të ardhurat e tij herën e fundit në shkurt të vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat