Zeka ia zbulon dyfytyrësinë PDK-së, respektin për UDB-në!

Lajme

Zeka ia zbulon dyfytyrësinë PDK-së, respektin për UDB-në!

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 prill 2015 Në ora: 23:00

Sipas traditës evropiane në demokracinë perëndimore, individi dhe të drejtat e tij janë të pacenueshme, dhe me këtë askush nuk bëhet përgjegjës apo bashkëpërgjegjës për çfarëdo të keqe që se ka bërë ai, por familjari, babai, nëna, vëllai, e lëre më xhaxhai apo kushërinjtë.

Tradita kanunore

Por, para kësaj tradite evropiane edhe në traditën shqiptare babai nuk mund të merret në përgjegjësi për fajet e të birit të rritur dhe anasjelltas. Sipas Kanunit, dokumentit ligjor -gojor mijëra vjeçar të shqiptarëve, drejtësinë për këtë e kishte ndarë Vojsava, nëna e të madhit Skënderbe. Vojsava në përgjigjen e saj kishte thënë, se nga i miri del i keqi, dhe nga i keqi lind i miri, dhe nga këndej thënia e përgjithshme popullore, “nga Skenderi del beteri, nga beteri del Skenderi”.

Gazetari Milaim Zeka me një shënim të tij në fb duke i dalë në mbrojtje Valon Behramit, ka zbuluar edhe anën tjetër të fytyrës së PDK-së, dhe qeverisë Thaçi. Ai ndonëse nuk pretendon të zbulojë, nëse xhaxhai i Behramit, ishte pjesëtarë i sigurimit UDB-së, i thotë zëvendësministrit Gani Koci, se nëse është ashtu siç pretendon ai, pse atëherë shefi i tij, të njëjtit njerëz po i avancon.

Profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu, vlerëson se është e drejtë e Valon Behramit që të përcaktohet se për cilat ngjyra dhe cilën kombëtare të luaj.
“Unë nuk e njoh backgroundin familjar të Valon Behramit, kështu që nuk mund të them asgjë nëse Gani Koci ka shpifur apo ka thënë të vërtetën për familjen e tij. Por, sido që të jetë backgraundi familjar, e drejtë e Valonit është të përcaktohet se cilat ngjyra do t'i mbrojë, cilit komb do t'i mbetet lojal dhe cilin do ta tradhtoj”....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat