Tre të vdekur nga orteku në Alpet franceze

Lajme

Tre të vdekur nga orteku në Alpet franceze

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:57

Tre persona kanë vdekur sot ndërsa së paku shtatë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga një ortek bore në Alpet franceze kanë bërë të ditur autoritetet franceze.

Një person me gjendje të vështirë është dërguar me helikopter në Grenobl, ka thënë një zyrtar lokal, transmeton CNN.

Orteku ka ndodhur në afërsi të parkut nacional Ekrin rreth 40 kilometra në perëndim me kufirin me Italinë dhe 120 kilometra nga vendi ku javën e kaluar është rrëzuar aeroplani I kompanisë gjermane “Germanwings”./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat