Ajnishahe Halimi: “Vetëvendosja” është e kapur nga kryesia e saj

Lajme

Ajnishahe Halimi: “Vetëvendosja” është e kapur nga kryesia e saj

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:43

Ish-koordinatorja e Vetëvendosjes në Skenderaj Ajnishahe Halimi ka reaguar ndaj shkarkimit të saj nga detyra në parti. Ajo ka akuzuar kryesinë e cila tha se e ka kapur Vetëvendosjen.

Halimi tha se ajo në Vetëvendosje është parë si kundërshtare dhe jo si bashkëpunëtore.

Pas shkarkimit nga detyra e saj si koordinatore e VV-së në Skenderaj tha se kjo lëvizje është kapur nga kryesia e saj.

“Është bërë kapja e Vetëvendosjes brenda disa individëve, është një kapje, një egocentrizëm i asaj i krejt kryesisë. Ajo kryesi nuk sheh më larg se vetes, së asaj ndërtese domethënë krejt përkushtimin e kanë në vetveten. Nuk duhet të linçohen njerëzit që gjuhen përtokë”, tha Halimi në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.

Halimi tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar gjithmonë kundërshtare.

“Ka qenë një moment i hidhur që ka ndodh për mua por ka qenë shumë i keq për ‘Vetëvendosjen’. E keqe për ‘Vetëvendosjen’ për arsye se nuk më kanë konsideruar se bashkëpunëtor por si kundërshtare”, tha Halimi.

Ajnishahe Halimi është gruaja e cila është vlerësuar e guximshme në një komunë ku udhëhequr kryetari Sami Lushtaku. Ajo shpesh e ka akuzuar Lushtakun për keqpërdorime.

Halimi më tej tha se do të punojë edhe më tutje në këtë lëvizje pasi që është asambliste e kësaj partie në Kuvendin komunal në Skënderaj./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat