Policët francezë: Xhirimi nga aeroplani është i rremë

Lajme

Policët francezë: Xhirimi nga aeroplani është i rremë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:35

Xhandarët francezë kanë demantuar autenticitetin e video xhirimit të momenteve të fundit para rrëzimit të aeroplanit “Germanwings” në Alpet franceze

Gazeta gjermane " Bild " dhe ajo franceze " Paris Match ", i përshkruan xhirimet që thuhet se janë xhiruar nga një udhëtar që tashmë ka vdekur dhe se ato I kanë siguruar “nga një burim I afërt me hetimet”.

Kolonel Jean- Marc Menisin , një nga xhandarët që udhëheqë me hetimin në vendin ku ra aeroplani gjerman tha se pretendimet në lidhje me vërtetësinë e filmit janë krejtësisht të rreme, transmeton gazeta franceze “Le Figaro”.

Hetuesit pohojnë se në mesin e më shumë se 4000 pjesëve ose mbetjeve të aeroplanit dhe pjesëve të trupave të të vdekurve, janë gjetur edhe telefona mobil por Menisini thekson se përmbajtja e tyre ende nuk është testuar.

Prokurori shtetëror i Marsejës Bris Roben tha se ata telefona ende nuk janë dërguar në laboratorin që do t’i analizojë ata./kp

“Të gjithë ata telefona tani për tani janë në vendin Saint- lez - Alp . Nëse dikush nga njerëzit I ka marrë telefonat nga vendi I ngjarjes unë këtë nuk e di”, tha ai.

Telefonat e gjetur duhej të dërgohen në Institutin kombëtar për hetime ka thënë Menisini.

Ekspertët e tragjedive ajrore kanë thënë se nuk është e mundur të gjinden telefonat mobil ose kartat e tyre në mesin e mbeturinave në ato hapësira të mëdha duke kujtuar atë çka ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat