Haradinaj: Me rastin e Ismet Avdullahut të merret drejtësia

Lajme

Haradinaj: Me rastin e Ismet Avdullahut të merret drejtësia

Më: 1 prill 2015 Në ora: 18:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar incidentin e djeshëm në të cilin ishte përfshirë zyrtari i partisë së tij, Simet Avdullahu.
Haradinaj ka thënë se incidenti për të cilin raportoi dje Indeksonline, duhet të lihet në dorë të drejtësisë që ta zbardhë të vërtetën.
Incidenti vjen në kohën kur AAK është përfshirë në një proces të brendshëm zgjedhor, pjesë e të cilit është edhe vetë Avdullahu.
“Ne jemi në proces zgjedhor, secili është në zgjedhje, edhe z. Avdullahu është në proces zgjedhor dhe nuk e dimë se a do të zgjidhet. Nuk guxojë të bazohem në media sepse ka mospërputhje, andaj duhet të presim një version zyrtar”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat