Tradita e mashtrimit zyrtar

Lajme

Tradita e mashtrimit zyrtar

Nga: Valbona Mazreku Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:09

Në të shumtën e rasteve politikanët hezitojnë të deklarojnë pasurinë e tyre të vërtetë dhe shkruajnë se kanë një veturë, një shtëpi dhe pak para.

Për Agjencinë Kundër Korrupsionit, shqetësues mbetet fakti se për vite me radhë deklarimi i pasurisë lihet për dy ditët e fundit të afati ligjor. Drejtori i Agjencisë Hasan Preteni thotë se kjo po e ngarkon shumë punën e Agjencisë.

“Ashtu siç është bërë një praktikë jo e mirë që nga viti 2008, po përsëritet në vazhdimësi, afati ligjor është një muaj (1-31 Mars) zyrtarët e lartë po hezitojnë që në mënyrë më racionale të veprojnë duke mos na krijuar shumë probleme edhe neve në Agjenci. Të premten me 27 Mars, në mesin e atyre 4200 zyrtarëve të lartë që kanë për obligim të deklarojnë pasurinë vetëm 70% prej tyre e kishin deklaruar atë me 30 dhe 31, duke bërë kështu që komplet Agjencia është “bllokuar” nga zyrtarët të cilët i sillnin formularët. Vetëm me datë 30 mars rreth 700 prej persona ishin në Agjenci, ndërsa të nesërmen numri ishte shumëfish më i madh”, tha Preteni.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat