AAK e Pejës fillon procesin zgjedhor, Ali Berisha nuk rikandidon

Lajme

AAK e Pejës fillon procesin zgjedhor, Ali Berisha nuk rikandidon

Më: 1 prill 2015 Në ora: 16:05

Ali Berisha pritet që t’i jap fund udhëheqjes me degën e Aleancës në Pejë. Kjo pritet të ndodhë me 30 maj. Në një njoftim për media, ky subjekt ka bërë të ditur se të shtunën me 4 prill do ta nis procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë degë.

“Dy Kuvende zgjedhore të nëndegëve, ai i Kristalit dhe i Qallapekut e ku në të dyja do të marrë pjesë edhe kreu i partisë Haradinaj, do të shënojnë fillimin e këtij procesi partiak”, thuhet në njoftim. Ky subjekt ka bërë të ditur po ashtu se kuvendet do të mbahen nëpër 72 nëndegë, më pas do mbahet kuvendi i Gruas dhe ai i të Rinjëve, ndërsa, Kuvendi i degës pritet të mbahet më 30 maj, datë kjo kur Aleanca në Pejë do ta fitoi kryetarin e saj të ri.

Për të zëvendësuar Ali Berishën janë përfolur emra të shumtë të njohur të skenës politike lokale e kosovare si dhe ata nga shoqëria civile, ndërsa pritet që kandidaturën ta nxjerrë procesi zgjedhor.

Ali Berisha që udhëhoqi 10 vjet me degën e Pejës dhe për dy mandate me komunën e Pejës, përkundër kërkesave nga struktura të ndryshme partiake, i ka thënë jo rikandidimit edhe për një mandat në Pejë, përderisa aktivitetin e tij politik do ta shtrijë në nivelet qëndrore të AAK-së.

Në strukturat e degës së këtij subjekti dhe në qarqet institucionale ku ka vepruar Ali Berisha cilësohet si person bashkëpunues dhe operativ në zgjidhjen e problemeve. Ish-kryetar i Pejës për 5 vite e gjysmë ka lënë gjurmë në rregullimin dhe investimet në infrastrukturë, veçanërisht në zonat urbane të qytetit por edhe në ato rurale./Tv Dukagjini/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat