Kështu jetojnë imigrantët në kampet e Francës (Foto)

Lajme

Kështu jetojnë imigrantët në kampet e Francës (Foto)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 14:46

Edhe imigrantët e fundit kanë boshatisur kampin ilegal në qytetin e Kalaisit në Francë, kamp i cili ishte improvizuar në një sallë sporti në këtë qytet.

Bëhet e ditur se në mesin e imigrantëve ka pasur njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë këtu edhe shqiptarë.

Përreth 2000 imigrantë gra, fëmijë, pleq e burra jetuan në kushte mizorie në këtë vend duke shpresuar se së shpejti do të niseshin për në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Indeksonline.

Salla e boshatisur tash është në një gjendje të tmerrshme, me përplot fëlliqësira, tenda dhe kuti të lëna pas, gjë që sipas autoriteteve mendohet të kushtojë qindra mijëra dollarë për ta pastruar.

Imigrantëve u ishte dhënë ultimatum nga policia që lirojnë vendin, por disa prej tyre u vendosën në kampe të tjera vetëm disa kilometra larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat