Ajnishahe Halimi reagon ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE!

Lajme

Ajnishahe Halimi reagon ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE!

Më: 1 prill 2015 Në ora: 14:11

Pas intervistave të mia lidhur me gjendjen në Vetëvendosje, ky subjekt bën një reagim, përmes të cilit kërkon edhe një herë ta dezinformojë publikun. Në reagimin e saj thuhet se unë jam shkarkuar nga detyra e koordinatores së Qendrës së Lëvizjës Vetëvendosje në Skenderaj për shkak të keqpërdorimeve financiare që paskam bërë. Thuhet se kam bartur zyrat në prona familjare, gjë që është e vërtetë dhe këtë fakt nuk e kam mohuar asnjëherë. Kontrata është lidhur me poseduesin e zyrave, i cili ka të vënë në kontratë emrin e mbiemrin dhe nuk është përson i trilluar. Nuk më kanë pyetur për më shumë se një vit se kush është ky person. I kanë ditur vështirësitë e pengesat që na janë bërë në lokalet e mëparme, prej se kam ardhur unë në Vetëvendosje. E dinë se më është djegur ‘bilbordi’ dhe është rrezikuar të digjet i gjithë lokali ku ishin zyret. Në pamunësi të gjetjes së një lokali të përshtatshëm, e kemi marrë këtë, për të cilin Vetëvendosja paguan një qira simbolike. Dhe, a më mirë t’i paguhet qiraja një përkrahësi të Vetëvendosjes, apo një eksponenti të pushtetit në fuqi?

Apo, paskanë kërkuar që dikush t’ua lëshojë falë lokalet? Po lakalet e veta në Prishtinë, a i kanë falë apo i paguajnë? Nëse i kanë falë, pse thonë se i paguajmë kaq e aq? Me që pretendojnë se janë kaq të pastër, si i marrin ata rrogat e veta? Sa i marrin ? I marrin ‘kesh’! Kush merr? A marrin nga disa anëtarë të një familje paga në Vetëvendosje? A ka edhe qendra të tjera të vendosura në lokale të familjarëve, apo vetëm Qendra e Skenderajt?

Ky ka qenë vetëm një shkas për të më mënjanuar! Shkaku i vërtetë është ai që e kam thënë në intervista dhe që do të vazhdoj ta them: Ata i pengon mendimi ndryshe! Ata nuk durojnë mendim ndryshe! Ata nuk lejojnë që të zhvillohet demokracia e brendshme në Vetëvendosje. Aty është një taraf që nuk lejon të depërtojnë brenda tij mendje të tjera, qofshin këto edhe mendje të ndritura intelektualësh – të cilët i përdorin përkohësisht gjatë kohës së zgjedhjeve, pastaj i hedhin si leckat. Ku janë kandidatët që i kanë pasur për deputetë e kryetarë komunash, të cilëve u kanë rënë në gjunjë për t’i futur në lista? A i thërret më kush ata për t’i konsultuar për ckado, apo thjeshtë për të ditur se ku ndodhën? Kurrë!

Këta nxjerrin pretekste, për të fshehur hiletin e tyre: Ideologjinë e majtë ekstreme. Këto janë metodat dhe mjetet e saj. Për këtë kanë ‘importuar’ shefa ideologjikë, të cilët ua bëjnë trurin dhallë disa të rinjve militantë. Nuk duhet të shkonin aq larg e t’i merrnin, pastaj edhe t’i paguanin shtrenjtë, kanë mundur t’i gjejnë edhe në Ferizaj – duke djegur libra...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat