Bajrami thotë se Qeveria e ka prioritet arsimin

Lajme

Bajrami thotë se Qeveria e ka prioritet arsimin

Më: 1 prill 2015 Në ora: 13:54

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami thotë se arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës në këtë mandat.

Këtë ai e përmendi edhe gjatë një takimi që pati me shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci.

Në këtë takim, sipas një komunikate për media thuhet se është diskutuar lidhur edhe me gjendjen në arsimin parashkollor, arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, të drejtat dhe arsimimin e komuniteteve, si dhe prioritetet e Ministrisë së Arsimit në katër vitet e ardhshme.

“Arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës në këtë mandat, kemi një program të mirë katërvjeçar, i cili do të mundësoj ngritjen e cilësisë. Andaj, bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Arsimit me partnerët e saj të rëndësishëm, e bënë më të lehtë arritjen e këtij synimi”, citohet të ketë thënë ministri Bajrami.

Ai, po ashtu ka theksuar edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në mes MAShT-it dhe Këshillit të Evropës, sa i përket realizimit të planit për përmirësimin e cilësisë në arsim, në të gjitha nivelet.

E shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz-Galluci shprehu gatishmërinë e saj për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim zhvillimin e arsimit Kosovë, me të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion”, citohet të ketë thënë Servoz-Galluci. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat