Komuna e Vushtrrisë përgënjeshtron lajmin e Lëvizjes VV

Lajme

Komuna e Vushtrrisë përgënjeshtron lajmin e Lëvizjes VV

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:31

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes sociale në Komunën e Vushtrrisë, përgënjeshtron lajmin tendencioz, të pa bazuar dhe qëllim keq të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, përkitazi me konkursin e fundit për mjek të përgjithshëm, infermier dhe farmacist.

DSHPS informon opinionin publik se është e përkushtuar dhe e vendosur që të ofroj shërbime shëndetësore sa më të mira dhe sa më cilësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, përmes investimeve në pajisje të reja mjekësore dhe kuadrit sa më të mirë profesional mjekësor dhe të infermierëve. Konkursi i fundit për pranimin e tre mjekëve të përgjithshëm, një farmacisti dhe dy infermierëve është në funksion të qëllimit të tillë dhe si asnjëherë deri më tani, kemi një gjithë përfshirje profesionale në pranimin e punëtorëve.

Mjekët e përgjithshëm i janë nënshtruar testimit me shkrim dhe me gojë, më të mirët janë përzgjedhur, dhe çdo njëri prej tyre ka performancat më të mira të mundshme si gjatë shkollimit po ashtu edhe në praktikat profesionale që kanë pas mundësi ti ushtrojnë. QKMF në Vushtrri për herë të parë pranon farmacist të diplomuar, mungesa e së cilit ka qenë evidente dhe nuk ka pas logjik të vazhdohet më tutje pa farmacist. Pranimi i farmacisti ka qenë konform kushteve të konkursit dhe përparësive profesionale dhe të përgjithshme që ka treguar kandidati. Ndërsa për procesin e infermierëve informojmë opinionin publik se për herë të parë është praktikuar që gjatë intervistimit përveç komisionit prej 5 anëtarëve kanë marr pjesë edhe pesë anëtarë të Këshillit Profesional të QKMF-së dhe pjesëtarë të Federatës Sindikale të shëndetësisë me qëllimin e vetëm për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë të mundshëm. Pranimi i infermierëve në QKMF Vushtrri është bërë në bazë të parimit të barazisë dhe mos diskriminimit mes kuadrit të mesëm dhe të lartë deri në zgjidhjen e kësaj çështje në nivel qendror të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu ju informojmë se në këtë konkurs me qëllim të evitimit të keqpërdorimit, testimi i kandidatëve është realizuar përmes shifrave kodifikuese e jo me emër dhe mbiemër.

Konkursi i fundit ka qenë dëshmi e fort e pranimit të kandidatëve më të mirë dhe larg çdo ndikimi politik dhe familjar. Këtë do ta dëshmojnë edhe proceset e mundshme të inspektoratit apo institucioneve relevante nga fusha e punësimit, thuhet në reagimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat