Takim Thaçi-Levy: Kosova pret njohje të shpejtë nga Jerusalemi

Lajme

Takim Thaçi-Levy: Kosova pret njohje të shpejtë nga Jerusalemi

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:52

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi pret që Izraeli së shpejti ta njohë Kosovën, me çka do të formalizohen marrëdhëniet e mira midis dy shteteve dhe popujve.

“U takova sot me Ambasadorin izraelit Yossef Levy me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes shteteve tona dhe popujve tanë. Shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalojë shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi”, ka shkruar shefi i diplomacisë kosovare në profilin e vet në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat